Izolimi i mureve të brendshme: Sekreti i një ambienti më të qetë

Një mjedis i qetë dhe i ngrohtë është thelbësor për jetesën dhe punën efikase. Izolimi i mureve të brendshme me lesh guri ROCKWOOL redukton ndjeshëm zhurmat dhe përmirëson izolimin termik, duke krijuar hapësira më të rehatshme dhe energjikisht më efikase. Jepini ndërtesës suaj qetësinë që meriton!

Izolimi i brendshëm i murit mund të përdoret për të rritur ndjenjën e rehatisë së ambientit dhe efikasitetit të energjisë në ndërtesat komerciale dhe rezidenciale.

 

Ekzistojnë lloje të ndryshme të mureve të brendshme dhe sipas tyre janë zhvilluar produkte për të reduktuar humbjen e nxehtësisë, për të rritur performancën akustike dhe sigurinë nga zjarri.


Lexoni më tej dhe mësoni më shumë rreth izolimit ROCKWOOL për muret e brendshme, përfitimet dhe kursimet prej izolimit të këtij lloji.  

Self-builder image for renovation campaign

Muret kanë nevoja të ndryshme izoluese në varësi të strukturës së tyre:

  • Izolimi i mureve ndarëse: Përdoret për të ndarë hapësirat e brendshme dhe përmirëson izolimin akustik mes dhomave.
  • Izolimi i mureve të jashtme: Përmirëson performancën termike të murit të jashtëm, pa ndikuar në pamjen e jashtme të ndërtesës.

Izolimi i mureve të brendshme ROCKWOOL krijon hapësira më të ngrohta, të qeta dhe më të sigurta, duke ofruar një zgjidhje të përballueshme dhe të lehtë për t’u aplikuar.

Man installing insulation, Self-builder, Renovation, Timber Frame Wall

Produktet ROCKWOOL për izolimin e mureve të brendshme

Zgjidhni produktin e duhur për projektin tuaj

Trashësia (mm)

Gjerësia (mm)

Gjatësia (mm)

We can't find any results that match your search

Acoustic Extra
Fasada e varur, Izolimi i murit të jashtëm, Muri ndarës, Izolimi i murit te brendshëm, Çatitë e pjerrëta, Izolimi i çative, Izolimi i tavanit, Fasadat e ventiluara
Shiko produktin
Multirock 35
Izolimi i murit te brendshëm, Izolimi i murit të jashtëm, Izolimi i dyshemesë, Muri ndarës, Çatitë e pjerrëta, Izolimi i çative, Izolimi i tavanit
Shiko produktin
Multirock 33
Izolimi i murit te brendshëm, Fasada e varur, Izolimi i murit të jashtëm, Izolimi i dyshemesë, Muri ndarës, Çatitë e pjerrëta, Izolimi i çative, Izolimi i tavanit, Fasadat e ventiluara
Shiko produktin
Acoustic 34
Izolimi i murit te brendshëm, Muri ndarës
Shiko produktin

Izolimi që transformon cilësinë e shtëpisë tuaj

Përveç reduktimit të zhurmës dhe humbjeve të nxehtësisë, izolimi i mureve të brendshme me lesh guri ROCKWOOL ndihmon në ruajtjen e klimës stabile. Ai parandalon formimin e lagështirës dhe mykut, duke rritur jetëgjatësinë e strukturave dhe duke krijuar një ambient më të shëndetshëm. Një investim që ofron siguri, kursime dhe rehati afatgjatë.

A jeni të interesuar për lesh guri? Plotësoni formularin dhe ne do t'iu kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur!