Panelet izoluese Multirock 33 me një vlerë edhe më të ulët të përçueshmërisë termike, mundësojnë veti të shkëlqyera termike, akustike dhe rezistente ndaj zjarrit për lloje të ndryshme ndërtesash dhe aplikimesh. Panelet prej leshi guri Multirock 33, të prodhuara me teknologjinë më të fundit, janë një zgjidhje e shkëlqyer dhe afatgjatë.
Leshi i gurit Multirock 33 përdoret si izolim termik, akustik dhe mbrojtje nga zjarri në mure ndarëse të lehta parafabrikate prej karton gipsi, në izolimin e papafingove, tavaneve të varura dhe izolimin e mureve nga brenda.
VETITË
- Një gjeneratë e re e leshit të gurit - e prodhuar me teknologjinë më të fundit
- Veti të shkëlqyera të izolimit termik – vlera edhe më të ulta të përçueshmëmërisë termike (λ)
- Material i padjegshëm - reagimi ndaj zjarrit A1
- kontribuon në fuqinë izoluese akustike të konstruksionit të murit falë strukturës fibroze të leshit të gurit.
- Përshkueshmëri nga avulli
- rezistencë ndaj ujit
- qëndrueshmëri dimensionale
- neutralitet kimit