Analizuam në detaje praktikat e izolimit në Shqipëri dhe vendet fqinje, duke nxjerrë konkluzione të vlefshme dhe rekomandime të mira për arritjen e standardeve të BE-së.
Izolimi termik është një faktor kyç i efiçiencës energjitike në ndërtesa, duke ndikuar drejtpërdrejt në komoditetin, konsumin e energjisë dhe kostot financiare. Instalimi i izolimit të duhur rezulton në kursime të konsiderueshme të energjisë, duke reduktuar kostot e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe duke krijuar një temperaturë më të rehatshme në ambientet e brendshme. Reduktimi i konsumit të energjisë çon gjithashtu në uljen e emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Shqipëria ka një mundësi të konsiderueshme për të përmirësuar standardet e saj të izolimit termik, që do të rezultonin në fatura energjie më të ulëta, komoditet më të lartë në ambientet e brëndshme dhe ndikim më të vogël kundrejt mjedisit.
“Disa vende të rajonit tashmë kanë vendosur standarde kombëtare për izolimin termik dhe kanë zhvilluar fushata edukative për të theksuar rëndësinë e tij, duke futur gjithashtu stimuj financiarë për projektet e ndërtimeve që përmbushin kritere specifike të efiçiencës së energjisë. Me adaptimin e këtyre praktikave, Shqipëria mund të përmirësojë edhe më tej efiçiencën energjetike të ndërtesave, duke sjellë përfitime të konsiderueshme si për qytetarët, ashtu edhe për mjedisin”, deklaroi Paolo Migliavacca, Drejtor i Njësisë së Biznesit për Italinë dhe Adriatikun Lindor, ROCKWOOL.