Lejohet përdorimi i dokumenteve (si p.sh. raporti vjetor, raporti për mbrojtjen e mjedisit, njoftimet për shtyp, skedat teknike, katalogët, etj.) SIPAS KUSHTEVE:
(1) që njoftimi i mëposhtëm për të drejtën e autorit (copyrigrt) të jetë i përfshirë në të gjitha kopjet;
(2) që dokumentet nga këto faqe të përdoren vetëm për qëllime informative, jo komerciale dhe jo konkurruese dhe nuk mund të kopjohen dhe ruhen në asnjë kompjuter ose të publikohen në asnjë medium;
(3) nuk lejohet asnjë ndryshim i dokumenteve.
Përdorimi i dokumenteve nga fusha e lajmeve/deklaratave për shtyp dhe gazetarisë në përgjithësi të publikuara në një medium nuk përbën shkelje të pikës së mësipërme (2) ME KUSHT që të respektohen rregullat (1) dhe (3). Përdorimi për çfarëdo qëllimi të ndryshëm nga ato të specifikuara këtu është shprehimisht i ndaluar dhe mund të rezultojë në dënime serioze civile dhe penale.
Leja për të përdorur dokumentet e sipërpërmendura nuk përfshin dizajnin ose formatin e faqes www.rockwool.com/al ose ndonjë faqe interneti tjetër që zotërohet ose kontrollohet nga ROCKWOOL ADRIATIC d.o.o.Elementiet e faqeve të internetit të ROCKWOOL ADRIATIC d.o.o. mbrohen me ligj dhe nuk mund të kopjohen apo imitohen në asnjë pjesë. Logo, elementët grafikë ose imazhet nga çdo faqe interneti e ROCKWOOL nuk mund të kopjohen ose përdoren përveçse kur lejohet shprehimisht nga ROCKWOOL ADRIATIC d.o.o.
ROCKWOOL ADRIATIC d.o.o. nuk mban përgjegjësi për përshtatshmërinë e informacionit të përmbajtur në dokumentet dhe elementët grafikë përkatës të publikuar në këto faqe për asnjë qëllimi. Të gjitha dokumentet dhe elementët grafikë janë të disponueshëm si të tillë pa asnjë lloj garancie. ROCKWOOL ADRIATIC d.o.o. nuk është përgjegjës për asnjë lloj dëmi të drejtpërdrejtë, të tërthortë ose pasues, si dhe për çdo dëm tjetër që rezulton nga humbja e të dhënave, fitimi ose përdorimi, qoftë në lidhje me kontratën, mosveprim ose veprime të tjera që mund të lindin ose lidhen me përdorimin të informacionit të disponueshëm në këto faqe.
Dokumentet dhe elementët grafikë përkatës të publikuar në këto faqe mund të përmbajnë gabime teknike ose tipografike.
NJOFTIM PËR TË DREJTAT E AUTORIT (COPYRIGHT). Copyright © ROCKWOOL ADRIATIC d.o.o., Poduzetnička zona Pićan Jug 130, Zajci, 52333 Potpićan. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
MARKA TREGTARE (SHENJA). ROCKWOOL, ROXUL, ROCKFON, ROCKPANEL, ROCKWOOL TECHNICAL INSULATION, RockDelta, BUILDDESK, LAPINUS FIBRES dheGRODAN dhe/ose emrat e produkteve të tjera të listuara këtu janë ose marka tregtare (shenja) ose marka tregtare të regjistruara (shenja) të ROCKWOOL A/S dhe/ose filialeve dhe kompanive të lidhura me të.
Të gjitha të drejtat që nuk janë miratuar shprehimisht në këtë dokument janë të rezervuara.