Grupi ROCKWOOL

Grupi ROCKWOOL është lider botëror në zgjidhjet që kanë për bazë leshin e gurit. Leshi i gurit është një material i gjithanshëm që mbështetet në një nga burimet natyrore - shkëmbin vullkanik.
Gama e produkteve tona plotëson nevoja të ndryshme në botë dhe njëkohësisht nxit uljen e gjurmës së karbonit të të gjithë atyre që përdorin produktet tona apo që bashkëpunojnë me ne.

Jemi të përkushtuar që ta bëjmë më të pasur jetën e cilitdo që bie në kontakt me produktet tona. Nga konsumi i energjisë tek ndotja akustike, nga burimet e pakta të ujit deri tek përmbytjet, qëllimi ynë është të krijojmë vlerë për klientët tanë dhe t'i ndihmojmë ata të përballojnë shumë nga sfidat që lidhen me jetën moderne.

Produktet ROCKWOOL dallohen nga një kombinim unik i karakteristikave të jashtëzakonshme në lidhje me mbrojtjen nga zjarri, me vetitë e izolimit akustik dhe atij termik, si dhe me vetitë e njohura të qëndrueshmërisë.

ROCKWOOL Group

rock, stonewool, lava, volcano, stone, origin

Prania globale

Përfaqësimi global është i dukshëm, pasi grupi ka 51 struktura prodhimi në tre kontinente (Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia), bashkë me një rrjet zyrash shitjesh, shpërndarësish dhe partnerësh për shitjet.

 

Noise campaign ad creatives

Brendet tona

Produktet tona janë të shumëllojshme dhe të ato gjitha kontribuojnë në ekonominë qarkore, duke rritur efikasitetin e burimeve dhe duke ruajtur sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë atyre që prodhojnë dhe përdorin produktet tona.Lexo më shumë