Kodi i sjelljes i Grupit ROCKWOOL
Në Grupin ROCKWOOL, ne udhëhiqemi nga parimet etike në çdo gjë që bëjmë. Është një premtim që i bëjmë njëri-tjetrit, klientëve tanë dhe shoqërisë. Duke pasur këtë në mendje, bordi i integritetit ka zhvilluar një kod sjelljeje që shërben si një busull për të na udhëhequr si individë dhe si organizatë drejt arritjes së qëllimeve tona afatgjata të biznesit.
Kodi ynë i sjelljes shpjegon kuptimin e "integritetit" dhe vlerat tona në Grupin ROCKWOOL. Për ne, integritet do të thotë të jesh i ndershëm dhe të kesh parime të forta morale. Integriteti është i ngulitur në historinë e Grupit ROCKWOOL dhe përbën gurthemelin e mënyrës sonë të të bërit biznes. Punonjësit ambiciozw dhe kompetentë që respektojnë integritetin sigurojnë që Grupi të arrijë sukses afatgjatë të biznesit.
Politika tatimore e Grupit ROCKWOOL
Në të gjitha çështjet tatimore ne aplikojmë të njëjtat vlera dhe integritet, duke siguruar që fokusi ynë parësor të jetë puna normale e Grupit dhe në të gjitha vendet në të cilat operojmë ne jemi në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse tatimore si dhe rregulloret dhe praktikat ndërkombëtare duke përfshirë edhe udhëzimet e OECD-së.