Kush është grupi ROCKWOOL?
Grupi ROCKWOOL është lider botëror në zgjidhjet që kanë për bazë leshin e gurit. Leshi i gurit është një material i gjithanshëm që mbështetet në një nga burimet natyrore - shkëmbin vullkanik.
Gama e produkteve tona plotëson nevoja të ndryshme në botë dhe njëkohësisht nxit uljen e gjurmës së karbonit të të gjithë atyre që përdorin produktet tona apo që bashkëpunojnë me ne.
Ekipi i ROCKWOOL është i përkushtuar që ta bëjmë më të pasur jetën e cilitdo që bie në kontakt me produktet tona. Nga konsumi i energjisë tek ndotja akustike, nga burimet e pakta të ujit deri tek përmbytjet, qëllimi ynë është të krijojmë vlerë për klientët tanë dhe t'i ndihmojmë ata të përballojnë shumë nga sfidat që lidhen me jetën moderne.
Produktet ROCKWOOL me lesh guri dallohen nga një kombinim unik i karakteristikave të jashtëzakonshme në lidhje me mbrojtjen nga zjarri, me vetitë e izolimit akustik dhe atij termik, si dhe me vetitë e njohura të qëndrueshmërisë.